Vdekja e liderit të “Wagner” Yevgeny Prigozhin u pa qartë si një hakmarrje e Vladimir Putin ndaj rebelimit të tij me krerët e Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
Ekspertët, që prej grushtit të dështuar të shtetit, thanë se Prigozhin është një “njeri i vdekur”. Dhe ekzaktësisht dy muaj pas rebelimit, avioni i oligarkut rus u rrëzuar duke i marrë jetën atij dhe 9 personave të tjerë.
Megjithatë sipas një sondazhi të bërë në Rusi, vetëm 8% e popullatës besojnë se Prigozhin është vrarë me urdhër të Putinit. Ndonëse një pjesë e madhe e rusëve e druhen të shprehin mendime e tyre hapur në publik.
E duket se propaganda ruse tashmë ka nisur punën për të fajësuar Perëndimin për vdekjen e Prigozhin. Propagandisti Vladimir Solovyov ka drejtuar gishtin nga NATO.
Në emisioni e tij në televizionin shtetëror rus, ai ka thënë se në Ukrainë po gëzohen për vdekjen e Prigozhin, çka gjithashtu nuk është plotësisht e vërtetë. Ukrainasve do u interesonte që Prigozhin të ishte gjallë, pasi mund të shkaktonte më tepër trazira dhe probleme për Putinin.
Solovyov ka thënë se avioni i Prigozhin u rrëzua nga një bombë, që mund të montohet vetëm nga ekspertë. Kjo sipas tij është indicie për përfshirjen e NATO-s.
Russian propagandist Solovyev was apparently instructed to blame NATO for Prigozhin's plane crash. pic.twitter.com/cGq1Ihbgp6
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) August 28, 2023