Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës janë shfaqur grafite të reja me mesazhin ekstremist “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.
Ky grafit është vendosur në murin e një prej objekteve të banimit në qendër të qytetit në veri të vendit.
Grafite të ngjashme raportohet se janë shfaqur edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Ende nuk ka një reagim nga Policia e Kosovës.
Situata në veri vazhdon të jetë e brishtë që kur ndodhi sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
