KQZ shpall rezultatin final të zgjedhjeve në Kosovë, ja si pritet të ndahen deputetët në Kuvend

15 March 2025, 16:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ shpall rezultatin final të zgjedhjeve në Kosovë, ja si pritet
Zgjedhjet, Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të nëntë shkurtit, të cilat u miratuan më 10 vota për më shumë se një muaj pas zhvillimit të këtij procesi.

Rezultatet u transmetuan nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i cili fillimisht tregoi se me nëntë shkurt kanë votuar 966 mijë e 283 persona apo 46.54 për qind.

Rezultati:

Lëvizja Vetëvendosje - 396 mijë e 387 vota apo 42.30 për qind

Partia Demokratike e Kosovës - 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës - 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.

AAK-NISMA - 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind

Lista Serbe - 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.

Sipas KQZ-së, LVV do të ketë 48 deputetë, PDK do të ketë 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë dhe AAK-Nisma me 8 deputetë.

Në fund të mbledhjes, KQZ paraqiti edhe një grafikë, ku tregon për ndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

KQZ shpall rezultatin final të zgjedhjeve në Kosovë, ja si pritet
Deputetët, Kosovë

Video