“Nxisin luftë civile dhe duan të marrin pushtetin me dhunë”/ Ja si reagon Vuçiç për protestat masive që priten në Serbi

15 March 2025, 09:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Nxisin luftë civile dhe duan të marrin pushtetin me

Sot janë paralajmëruar protestat më të mëdha deri më tani në Beograd, ku pritet të marrin pjesë studentë nga e gjithë Serbia.

Kolonat e studentëve nga Serbia perëndimore, qendrore dhe jugore janë nisur drejt kryeqytetit në këmbë dhe me biçikleta.

Ata u pritën mbrëmë në Terazije, në qendër të Beogradit, ndërsa gjatë rrugës morën mbështetje nga qytetarët e zonave që kaluan. Të gjithë do të mblidhen sot në mesditë në pika të ndryshme të Beogradit dhe në orën 16:00 do të marshojnë drejt Kuvendit të Serbisë.

Studentët beogradas, që do të jenë mikpritësit e protestës, kanë ofruar strehim falas për kolegët e tyre nga qytetet e tjera. Për ditë të tëra, ata kanë ndarë oferta për shtëpi, dhoma dhe apartamente në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, qytetarë të ndryshëm janë angazhuar për të ndihmuar me gatimin dhe shpërndarjen e ushqimit.

Ndërkohë, përpara Presidencës së Serbisë në parkun Pionir janë mbledhur “studentët që duan të mësojnë”.

Ata kanë paraqitur pesë kërkesa, duke përfshirë afate për rikthimin në auditorët universitarë.

Ata disa herë kanë akuzuar “studentët në bllokadë” për sulme fizike dhe fyerje. Në anën e tyre është edhe presidenti Vuçiq, i cili ka deklaruar se këta studentë po përballen me dhunë fizike dhe verbale, por nuk po përgjigjen.


Video