
Aktivitetet përkujtimore që shënojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore do të fillojnë në orën 9 të mëngjesit në Pekin më 3 shtator, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua të hënën.
Presidenti kinez Xi Jinping do të mbajë një fjalim dhe do të inspektojë trupat, raportoi Xinhua.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kim Jong-Un i Koresë së Veriut janë ndër udhëheqësit që pritet të marrin pjesë në paradën ushtarake në qendër të Pekinit.
Më herët, mediat e huaja kanë raportuar se një raketë e re e teknologjisë së lartë e aftë për të goditur luftanije të mëdha, do të jetë një prej risive që do të prezantohen në këtë paradë.
Në Kinë po mbahet samiti SCO. Takimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), i mbështetur nga Pekini dhe Moska, në qytetin portual verior të Tianjinit është ngjarja më e madhe diplomatikepër Kinën, ka tërhequr personalitete të rëndësishme politike, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin indian Narendra Modi dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.