Kali i Pallatit Mbretëror kafshon turisten në Londër, ajo shembet në tokë (VIDEO)

22 July 2024, 13:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kali i Pallatit Mbretëror kafshon turisten në Londër, ajo shembet
Momenti kur kali kafshon turisten

Një turiste është kafshuar nga kali në Pallatin Mbretëror në Londër, duke bërë që të humbasë ndjenjat.

Turistja duket teksa qëndron për kamerën krah kalit, një prej atraksioneve turistike të Londrës, teksa pas saj është një pllakatë ku lexohet "Kujdes nga kali, mund të kafshojë apo shkelmojë".

Në një moment kali kthehet dhe e kafshon turisten në krah. Pjestarët e grupit të saj duket teksa i afrohen për të inspektuar kafshimin, por ajo ndihet keq dhe bie në tokë.

Siç raportojnë mediat britanike, ajo është ka marrë ndihmën e parë dhe i është bashkuar serish grupit të turistëve.


Video