Hidhet një granatë dore në afërsi të Liqenit të Ujmanit

21 July 2024, 14:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hidhet një granatë dore në afërsi të Liqenit të
Foto ilustruese / Pushues në liqenin e Ujmanit

Dy vetura janë dëmtuar në afërsi të Liqenit të Ujmanit si pasojë e hedhjes së një granate dore.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani për mediat në Kosovë.

Elshani tha se Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po qëndrojnë ende aty.

“Persona të lënduar nuk ka, vetëm dy vetura janë dëmtuar”, tha Elshani për "Insajderin".

Më tej ai tha se janë duke punuar në zbardhjen e rastit.


Video