Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar sot për mediat se Rusia po planifikon pushtimin e Ukrainës dhe për këtë “provat janë shumë të qarta”.
Gjatë një vizite në Skoci, Johnson tha kjo është një "një situatë shumë, shumë e rrezikshme dhe e vështirë", por ka ende kohë që presidenti Putin të tërhiqet".
Ai bëri thirrje për më shumë dialog dhe i kërkoi Rusisë të shmangë një pushtim "katastrofik".
Johnson gjithashtu shtoi se Perëndimi duhet të jetë i bashkuar kundër agresionit rus.
“Është shumë, shumë e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar, veçanërisht që NATO e ka bërë këtë. Ka qenë shumë inkurajuese të shohësh mënyrën se si vendet janë bashkuar", tha ai.