Scholz viziton sot Kievin, nesër takim me Putinin

14 February 2022, 09:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Scholz viziton sot Kievin, nesër takim me Putinin
Kancelari Gjerman Olaf Scholz

Në një përpjekje për të qetësuar krizën në mënyrë diplomatike, Kancelari Gjerman Olaf Scholz do të takohet në Kiev me presidentin ukrainas  Volodymyr Zelenskiy.

Ky takim do të pasohet nga një takim në Moskë më 15 shkurt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Scholz u shpreh dje se anëtarët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian kanë përgatitur “në mënyrë të kujdesshme” sanksione të ashpra, që “ne mund t’i vëmë në fuqi menjëherë” në rast të një pushtimi të Ukrainës.


Video