Mossad përgjon qytetarët pa leje nëpërmjet Pegasus

13 February 2022, 21:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mossad përgjon qytetarët pa leje nëpërmjet Pegasus
Mossad dhe policia izraelite, përgjim pa leje me "Pegasus"

Shërbimi izraelit Mossad, ka hakeruar telefona personalë të qytetarëve në mënyrë jozyrtare. Lajmi bëhet i ditur nga media në Izrael, që citojnë punonjës të prodhuesit të softuerit Pegasus, NSO, që konsiderohet si mjeti më efektiv në këtë drejtim. Veprimet e Mossad janë kryer në kohën kur agjencinë e drejtonte Yossi Cohen, ndonëse punonjësit nuk kanë njohje për arsyet e hakerimit.

“Zyrtarët e Mossad e kanë vizituar në mënyrë frekuente shtabin e kompanisë në Herzliya, disa herë për të mësuar për softin dhe disa herë së bashku me zyrtarë nga vende të huaja si pjesë e një përpjekjeje për të shitur softin.  Nën Cohen, Mossad dhe NSO kishin lidhje të ngushta dhe agjencia hapi dyert për kompaninë dhe marketoi kapacitetet e saj në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme’ shkruan “Haaretz”.

Gazeta shkruan se ka paqartësi rreth faktit se pse Mossad ka kërkuar Pegasus për të hakeruar, përderisa dihet se shërbimi ka mjetet e veta për këto qëllime.

“Një mundësi është se Mossad ka patur probleme në hakerimin e një telefoni të veçantë me mjetet që ka në dispozicion. Një tjetër mundësi është se është angazhuar në mbledhje jozyrtare informacioni", raporton më tej gazeta.

Sipas “Haaretz” ishte arsyeja e këtij qëndrimi të Izraelit në promovimin e spiunazhit kompjuterik një ndër arsyet që shtynë SHBA të vendosë në listë të zezë kompaninë të cilën e konsideron si minuese të interesave kombëtare të saj.  Megjithatë shtohet se drejtori aktual i Mossad, David Barnea e ka distancuar shërbimin nga NSO.


Video