Izraeli ka kryer një operacion tjetër ajror në Jemen, duke targetuar udhëheqësinë e lëvizjes Houthi. Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.
“Siç paralajmëruam Houthit: pas goditjes së errësirës vjen goditja e primogjenit. Kush ngre dorë kundër Izraelit – dora e tij do të pritet”, tha ai.
Burimet e sigurisë izraelite raportojnë se sulmi targetoi një numër të madh zyrtarësh të lartë Houthi, të cilët ishin mbledhur në disa vendodhje në Sana’a. Sipas tyre, të gjithë u goditën në të njëjtën kohë, brenda pak minutash, duke shfrytëzuar informacione inteligjence dhe veprime operative të sakta.
Raportohet se zyrtarët Houthi ishin mbledhur për të ndjekur fjalimin e liderit Abdul-Malik al-Houthi, ndërsa rezultatet e sakta të sulmit priten të konfirmohen.
Sipas raportimeve të pakonfirmuara, dyshohet se është vrarë gjenerali major i rebelëve, Muhammad Al-Ghamari.