Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mediat në Beograd raportojnë se ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike në Beograd për shkak të problemeve serioze shëndetësore.
Ai po merr trajtim të terapisë intensive dhe është i lidhur me aparate për frymëmarrje, pasi është diagnostikuar me pneumoni e dyfishtë.
Mjekët kanë thënë se situata është shumë e rëndë dhe po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë, raporton danas.rs.
Mjekët kanë theksuar se në 72 orët e ardhshme pritet të shihet se si do të zhvillohet gjendja e tij, dhe për momentin është ende shumë herët për një parashikim.