I dyshuari për sulmin gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin është qëlluar për vdekje gjatë një operacioni policor në një kompleks kopshtesh, sipas mediave gjermane.
Sipas raportimeve, operacioni u zhvillua në Spandau, një lagje në pjesën perëndimore të Berlinit.
Në një deklaratë, Policia e Berlinit tha se i dyshuari për sulmin e djeshëm humbi jetën pasi efektivët e policisë përdorën armët e zjarrit kundër tij.
Si ndodhi sulmi?
Një dëshmitar okular, i cituar nga Bild, deklaroi se, "furgoni i bardhë u hodh me shpejtësi mbi turmën që po marshonte, duke përplasur disa persona".
Dëshmitarë të tjerë thanë se automjeti lëvizte me rreth 80 kilometra në orë.
Sipas tyre, autori më pas zbriti nga automjeti duke mbajtur një thikë, me të cilën sulmoi edhe persona të tjerë përpara se të largohej në këmbë.