NATO ka reaguar pas sulmit ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një postimi në Twitter, dënon sulmin. Ajo shkruan se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Oana Lungescu i bën thirrje palëve që të shmangin veprimet dhe retorikat provokuese dhe të kontriuojnë për qetësinë dhe stabilitetin.
"Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.
Misioni i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, shkruan Lungescu.