Mbreti Charles i Mbretërisë së Bashkuar është njohur sot me portretin e tij të parë zyrtar.
Piktura, vepër e artistit Jonathan Yeo është zbuluar sot në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe vetë Mbreti Charles.
Megjithatë, vepra ka lënë pa fjalë shumë njerëz, për shkak të mënyrës së pazakontë që ishte pikturuar, e gjitha me të kuqe.
Vepra përshkruan Madhërinë e Tij të veshur me uniformën e Gardës Uellsiane, nga e cila u bë kolonel i regjimentit në vitin 1975, duke mbajtur një shpatë teksa flutura i ulet mbi supe.

Mbretëresha Camilla megjithatë duket se e ka pritur mirë veprën, duke thënë se është një portret që artisti ka arritur ta kapë mirë.
Në rrjetet sociale ndërkohë, kanë shpërthyer menjëherë teori nga më të ndryshmet konspirative, për atë se çfarë simbolizon ngjyra e kuqe dhe flutura në portretin e Mbretit Charles.
