Plagoset në atentat me armë zjarri kryeministri i Sllovakisë (PAMJET)

15 Maj 2024, 15:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosja në atentat me armë zjarri e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico

Kryeministri sllovak Robert Fico është plagosur në një atentat me armë zjarri.

Mediat sllovake raportojnë se është qëlluar me armë zjarri pas një takimi të kabinetit sllovak, kur kryeministri Fico doli në publik.

Kryeministri i Sllovakisë është dërguar në spital dhe raportohet se ka katër plagë me armë zjarri në pjesën e barkut. Nuk ka ende të dhëna për motivet e ngjarjes së rëndë dhe autorit.

Ky i fundit raportohet se është arrestuar menjëherë pas sulmit.

Video