Terror në Francë / Bandat me kallashnikov sulmojnë autobusin e burgjeve, vrasin dy policë dhe lirojnë kriminelin

14 Maj 2024, 20:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi ndaj policisë në Francë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka terrorizuar sot Francën, ku nga përleshjet me bandat e armatosura kanë humbur jetën 3 oficerë të policisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Normandi, ku një autobus i burgjeve ishte duke transportuar nga gjykata kokën e një grupi kriminal të trafikut të drogës, të quajtur Mohamed “Miza”.

Nga pamjet filmike, dallohet një fuoristradë e zezë teksa përplaset “kokë më kokë” me furgonin e burgut, dhe prej saj zbresin disa persona të maskuar dhe me kallashnikovë, të cilët nisin të qëllojnë drejt punonjësve të policisë.

Sipas autoriteteve franceze, dy policë u vranë dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Po ashtu, raportohet se krimineli ka arritur të arratiset nga vendngjarja. Forca të shumta të policisë janë duke vijuar kontrollet masive në zonë për lokalizimin e autorëve.

Video