
Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës ...
10 Maj, 18:53Fokus
Ky është momenti kur kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico qëllohet me armë zjarri pas një takimi me qeverinë pranë Bratislavës.
Kamerat kanë qenë në transmetim “live” dhe kanë filmuar momentin kur Fico, teksa kishte dalë nga takimi, i drejtohet qytetarëve dhe simpatizantëve që ndodheshin aty pranë për t’i përshëndetur.
Mes tyre ndodhej edhe autori i dyshuar, një 71-vjeçar. Në video dëgjohen 5 të shtëna me armë zjarri. Mediat sllovake raportojnë se Fico është dërguar me urgjencë në spital, ku pritet ti nënshtrohet një operacioni kritik për jetën e tij.
Ai është plagosur nga katër plumba, tre prej të cilëve në pjesën e barkut, krahut dhe në këmbë. Gjendja e tij është kritike.