Fjalët e Putin dhe ndryshimi i tonit, tratativat dhe teatri: Çfarë ndodhi sot

16 March 2022, 21:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fjalët e Putin dhe ndryshimi i tonit, tratativat dhe teatri:

Moska tani bisedon me qeverinë legjitime ukrainase që dëshironte ta përmbyste. Në tre javë luftë disa gjëra kanë ndryshuar

Çfarë të rejash ka?

“Trupat ruse në Kiev nuk do të thotë se duam të pushtojmë Ukrainën”. Në këtë frazë të Vladimir Putin, të raportuar nga Tass, është portreti i pagabueshëm i një njeriu. Është gënjeshtra, sepse në të vërtetë trupat ruset nuk janë në Kiev, rezistenca ukrainase i ka mbajtur deri tani jashtë kryeqytetit. Është dhe propaganda, meqenëse është e pamundur të mohosh pushtimin, i kryer nga qindra mijëra ushtarë, shtrirje të mëdha armësh dhe mjetesh ushtarake. Por në këtë frazë është edhe se si ka ndryshuar pozicioni i Putin në krahasim me orët e para triumfale të agresionit. Autokrati rus kishte deklaruar se “Ukraina nuk ka pasur kurrë një traditë të qëndrueshme si komb më vete” dhe që ishte “krijuar nga Rusia”. Dhe ministri i tij i Jashtëm, Lavrov, shkoi deri aty sa tha se Ukraina nuk kishte të drejtë të ishte një shtet sovran. Por tani Moska po bën tratativa me qeverinë legjitime ukrainase që kërkonte ta përmbyste pasi ishte e përbërë nga “të droguar dhe nazistë” dhe po negocionon statusin e një vendi që tani synon ta lërë një komb sovran. Në këto tri javë lufte, diçka ka ndryshuar.  

Për çfarë bisedohet?

Një draft mbi të cilin palët po diskutojnë. Sipas Financial Times është një plan me 15 pika. Kryesorja është “neutraliteti” i Ukrainës: do të ketë një ushtri, por nuk do ti përkasë asnjë blloku ushtarak dhe nuk do të ketë baza ushtarake të huaja, si modeli suedez dhe austriak (por këto dy shtete janë në BE). Kievi thotë se plani i parë nga Ft është ai kërkesave ruse. Qartësisht që për Ukrainën diskutimi mbetet i hapur, sidomos pasi hoqi dorë nga anëtarësimi në NATO, dhe për nevojat që ka për garanci ndërkombëtare për sulme të reja të mundshme. Është edhe çështja e territore. Nëse Krimea iu mor Ukrainës me dhunë 8 vite më parë, tani Moska kërkon nga Kievi që të pranojë pavarësinë e dy republikave të Donbass. Edhe pse negociatori rus thotë se “kompromisi është i arritshëm”, negociatat mbeten pezull, sepse nuk ka dorëzim falë rezistencës ukrainase.

Çfarë lajmesh ka nga front?

Kievi kërkon “armëpushim”. Çdo tratativë duhet të nisë nga këtu. Por armët vazhdojnë të “flasin”. Sonte u bombardua Teatri Mariupol, brenda të cilit ishin strehuar qindra qytetarë. Ekipet e shpëtimit nuk shkojnë dot në ndihmë të të mbijetuarve pasi beteja vazhdon. Kjo është një sintezë prekëse e mizorisë së kësaj lufte dhe e asaj që tregoi Zelensky para Kongresit amerikan: “Jetojmë një 11 shtator çdo ditë”. Sipas OKB-së, nga fillimi i konfliktit janë vrarë të paktën 726 civilë, mes të cilëve 104 gra dhe 52 fëmijë. Në Chernihiv trupat ruse hapën zjarr mbi një turmë njerëzish që ishin në radhë duke blerë bukë, vranë 10 persona. Një krim lufte.

Corriere della Sera/ Voxnews.al


Video