Çfarë duhet të dini për sulmin terrorist në Manchester

2 Tetor 2025, 19:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sinagogat nën mbikëqyrje maksimale

Dy hebrenj humbën jetën sot pas një sulmi terrorist pranë një sinagoge në Manchester të Britanisë së Madhe.

I vdekur mbeti edhe autori i sulmit, pasi u qëllua për vdekje nga policia në vendin e ngjarjes. Katër persona të tjerë janë në spital, të plagosur rëndë. Një nga të lënduarit besohet të jetë roje sigurie.

Si ndodhi sulmi

Sulmi ndodhi gjatë Yom Kippur, dita më e shenjtë në kalendarin hebre.

Policia u alarmua për një makinë që po turrej nëpër turmën e njerëzve rreth orës 09:31 të mëngjesit, e më pas shoferi kishte dalë nga makina duke i sulmuar me thikë.

Autori u qëllua për vdekje rreth 10 minuta pas incidentit.

Një numër i madh besimtarësh po faleshin në sinagogë në atë moment dhe u mbajtën brenda derisa u neutralizua situata.

Çfarë duhet të dini për sulmin terrorist në

Përgjigja e shpejtë e policisë

Policia reagoi menjëherë, ashtu siç ndodh në raste emergjente apo sulme masive, përfshirë edhe ato terroriste, siç cilësohet ky i sotmi.

Zona u rrethua derisa mbërritën shërbimet e zjarrfikëses dhe ambulancës.

Kryebashkiaku i Manchester, Andy Burnham, tha se rreth orës 10:30 gjithçka ishte më e qetë, megjithatë ka bërë apel që zona të shmanget deri në një njoftim të dytë.

Policia ka deklaruar se nuk mund ta bëjë publik emrin e autorit, për çështje sigurie. Dyshohet se ai mbante veshur një jelek që dukej si pajisje shpërthyese.

Çfarë duhet të dini për sulmin terrorist në

Dëshmitarët okularë

Një dëshmitar, Gareth Tonge, tha se pa një burrë të gjakosur në tokë.

“Brenda disa sekondash mbërriti policia, i dha disa paralajmërime, ai nuk iu përgjigj, prandaj hapën zjarr”, tha Tonge, duke e përshkruar momentin si shumë të frikshëm.

Çfarë duhet të dini për sulmin terrorist në
Foto e autorit të dyshuar

Çfarë është Yom Kippur?

Yom Kippur është dita më e shenjtë në kalendarin hebre, e njohur si dita e agjërimit dhe pendesës, ku puna është e ndaluar dhe i përkushtohet vetëm lutjeve dhe reflektimit.

Reagimi i qeverisë

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se do të vendosen “forca shtesë policore” në të gjitha sinagogat në vend dhe premtoi: “Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur të sigurt komunitetin tonë hebre”!



Video