Falimenton gjiganti austriak i pasurive të paluajtshme

29 November 2023, 18:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Falimenton gjiganti austriak i pasurive të paluajtshme
Ndërtesa Chrysler në Nju Jork është një nga pronat në portofolin e gjigantit austriak të pasurive të paluajtshme Signa

Kompania më e madhe austriake e pasurive të paluajtshme Signa Holding GmbH ka shpallur procedurat e falimentimit.

”Kompania do të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Tregtare të Vjenës për të hapur procedurat e riorganizimit të vetëadministrimit”, njoftoi Signa Group.

Kompania e sipërmarrësit të pasurive të paluajtshme dhe të shitjes me pakicë René Benko ishte në krizë prej disa javësh.

Signa Real Estate Management Germany GmbH, dega gjermane e kompanisë, deklaroi gjithashtu falimentimin.

Signa po ndërton Elbtower 245 metra të gjatë në qytetin portual gjerman të Hamburgut.

Grupi zotëron gjithashtu grupin gjerman të magazinave Galeria Karstadt Kaufhof, i cili tashmë i është nënshtruar dy procedurave të falimentimit.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sektori i pasurive të paluajtshme në të gjithë Europën i është dashur të përballet me rritjen e kostove të ndërtimit dhe energjisë, si dhe me norma më të larta interesi.


Video