Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e kritikoi ashpër Izraelin për sulmin ajror që goditi një spital në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme, duke vrarë mbi 500 njerëz.
“Goditja e një spitali ku ka gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli i fundit i sulmeve të Izraelit pa vlera themelore njerëzore”, tha Erdogan në një postim në X.
“I bëj thirrje gjithë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e paprecedentë të Izraelit në Gaza”, shtoi ai.
Mbi 500 njerëz u vranë në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qudra për Anadolu.
Pamjet treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit. Grupi palestinez Hamasi e quajti sulmin e Izraelit në një spital si një akt “gjenocid”.