Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar me presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Kinë.
“E pashë presidentin Putin dhe biseduam shkurtimisht, shumë shkurt, nuk patëm takim bilateral”, tha Vuçiç.
Ai u tha gazetarëve se kishte vënë re se presidenti i Rusisë, siç tha ai, “po shpërthente nga vetëbesimi”.
“Pashë që ai pati një takim të rëndësishëm dhe të gjatë me presidentin kinez Xi dhe kryeministrin hungarez Orban. Unë fola me Orbanin për seancën e ardhshme të Këshillit Evropian dhe për disa lojëra të tjera që po zhvillohen atje dhe rreth nesh dhe për disa gjëra të tjera. Mendoj se ishte e dobishme”, tha Vuçiç.
Vuçiç, gjatë qëndrimit në Kinë është pritur në takim edhe nga presidenti i vendit, Xi Jinping.