EMOCIONUESE/ Vëllai i Liridona Ademajt takon nipat e tij pas kaq shumë kohësh!

5 March 2024, 15:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMOCIONUESE/ Vëllai i Liridona Ademajt takon nipat e tij pas kaq shumë
FOTO: Leonard Ademaj

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, që u vra disa muaj më parë, ka takuar pas shumë kohe nipat e tij.

Në fotot e publikuara, takimi ka ndodhur në Suedi dhe Leonardi shihet shumë i emocionuar.

30 vjeçarja, Liridona Ademaj, ishte vrarë më 29 nëntor të vitit të kaluar, derisa ishte duke udhëtuar me makinë në periferi të Prishtinës, bashkë me burrin dhe dy fëmijët e saj.

Të arrestuar për këtë rast makabër janë katër persona.

I dyshuari kryesor është ish-bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili që gjendet në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.


Video