Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka “tronditur” Turqinë mbrëmjen e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Stamboll.
Tërmeti me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ka rënë në veriperëndim të Turqisë, në një thellësi prej 13.32 kilometra.
Epiqendra e tërmetit ishte në Dardanele, sipas Shërbimit të Reagimit Emergjent (AFAD), ndërsa lëkundjet u ndjenë si në Stamboll po ashtu edhe në disa qytete të tjera.
Paraprakisht nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.