Elon Musk paralajmëron fshirjen e llogarive të rreme nga rrjeti social “X”

4 April 2024, 17:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elon Musk paralajmëron fshirjen e llogarive të rreme nga rrjeti social
Elon Musk

Elon Musk ka paralajmëruar për fshirjen e llogarive të rreme nga rrjeti i tij social “X” (Tëitter).

Në një postim, Musk thotë se “X” do të targetojë llogaritë e “robotëve” dhe llogaritë “karrem”. Ai gjithashtu i bëri thirrje përdoruesve të rrjetit social të raportojnë nëse pezullohet gabimisht ndonjë llogari e rregullt.

“Pastrimi i sistemit të robotëve dhe trollëve është duke u zhvilluar.

Ju lutemi, përgjigjuni mua ose "XEng" nëse llogaritë e rregullt janë pezulluar.

X Corp do të gjurmojë personat përgjegjës dhe do të sjellë mbi ta fuqinë e plotë të ligjit”, shkruan Musk.


Video