Një mësuese 25-vjeçare, ndërkohë që ushtronte profesionin e saj si mësuese në shkollën e mesme Central Valley në shtetin e Uashingtonit, kryente marrëdhënie seksuale me studentin e saj 17-vjeçar, ka marrë dënim ndryshe nga gjykata.
Sipas mediave të huaja, McKenna Kindred, nuk u dënua me burg. Vendimi i gjykatës parashikon dy vite nën mbikëqyrje, një gjobë prej 700 dollarësh dhe përfshirjen e saj në listën e të dënuarve për keqbërës seksualë për 10 vjet.
E reja u deklarua fajtore për sjellje të pahijshme me një të mitur dhe komunikim me të mitur për qëllime imorale.
Marrëdhënien e parë seksuale ajo me nxënësin e saj patën në Nëntor 2022 në shtëpinë e saj, ndërkohë që burri i mësueses ndodhej për gjueti.
Një muaj më vonë, miqtë e 17-vjeçarit i dorëzuan drejtorit të shkollës foto dhe mesazhe të shkëmbyera mes tyre.
“Të dua në dhomën time”, “kur vajzat e tjera flasin për ty në klasë, po çmendesha”, “Dua të më prekësh kudo”, ishin këto disa nga mesazhet e shkëmbyera mes tyre./DailyMail