Botsvana kërcënon Gjermaninë: Do t’u dërgojmë 20 mijë elefantë, nuk pranojmë “jo” për përgjigje

3 Prill 2024, 18:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elefantë

Presidenti i Botsvanës ka paralajmëruar se do të dërgojë 20 mijë elefantë në Gjermani pas disa debateve politike. Gjatë këtij viti, ministri i Mjedisit në Gjermani, sugjeroi se në Botsvana duhet të ketë kufizime më të rrepta mbi importin e trofeve të gjuetive.

Por sipas Presidentit Mokgweetsi Masisi kjo do të varfërojë më shumë qytetarët e tij. Ai tha se numri i elefantëve është rritur si pasojë e përpjekjeve për ruajtjen e tyre dhe gjuetia ndihmon që t’i mbajnë në kontroll.

“Gjermanët duhet të jetojnë bashkë me kafshët, ashtu siç po përpiqeni të na tregoni”, tha ai për Bild.

Ky vend është shtëpia e një të tretës së popullatës së elefantëve në botë, më shumë se 130 mijë ndodhen aty.

Ai tregoi për median gjermane se kopetë e elefantëve po shkaktojnë dëme në prona, duke prishur të mbjellat dhe duke shtypur qytetarët. Në mënyrë që të ulë popullatën e elefantëve Botsvana ka dhënë 8 mijë elefantë në Angola dhe i ka ofruar me qindra Mozambikut.

“Do donim që të ofrojmë një dhuratë të tillë për Gjermaninë”, tha Masisi, duke shtuar se kjo nuk është shaka dhe ai nuk pret jo si përgjigje.

Gjuetia për trofe u ndalua në Botsvana në vitin 2014, por 5 vite më vonë kufizimet u hoqën si pasojë edhe e komunitetit vendas. Ky vend lëshon kuota vjetore për gjuetinë duke thënë se siguron një burim të mirë të ardhurash për komunitetin dhe se praktika që përdoret është e licencuar dhe e kontrolluar në mënyrë të rreptë.

Gjermania është importuesi më i madh në BE i elefantëve si trofe gjuetie. Një zëdhënëse e ministrisë së Mjedisit në Berlin tha për agjencinë e lajmeve AFP se Botsvana nuk ka ngritur ndonjë shqetësim me Gjermaninë mbi këtë çështje.

“Ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të bërë gjithçka për të siguruar që importi i trofeve të gjuetisë të jetë i qëndrueshëm dhe i ligjshëm,” tha ajo.

Megjithatë ajo shtoi se Gjermania ka mbetur në bisedime me vendet afrikane të prekura nga rregullat e importit. Australia, Franca dhe Belgjika janë ndër vendet që kanë ndaluar tregtinë e trofeve të gjuetisë.

Video