E rëndë në Itali/ Mbante trupin e nënës së vdekur në bagazhin e makinës, vajza: S’kisha para për funeralin

11 Dhjetor 2023, 20:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Itali/ Mbante trupin e nënës së vdekur në bagazhin e makinës

Një histori e rëndë, e veshur me hije të shumta dyshimi është zbuluar nga karabinierët në Mondragone, provinca e Kazertës në Itali.

Policia ka gjetur trupin e pajetë të 77-vjeçares Concetta Infante të lidhur me shirit ngjitës, brenda bagazhit të makinës së vajzës së saj, që ishte parkuar në shtëpinë ku jetonin së bashku.

Trupi i viktimës, në gjendje të avancuar dekompozimi, u gjet nga vajza tjetër e të moshuarës, e cila jeton dhe punon në Abruzzo. Ajo ishte kthyer në Mondragone sepse prej një jave nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj. Pavarësisht tentativave të ndryshme për t’u lidhur me nënën, ajo merrte mbrapsht vetëm mesazhe ku i thoshte se nuk mund të fliste por ishte mirë.

E shqetësuar ajo ka shkuar në shtëpinë e nënës së saj dhe pasi ka bërë zbulimin makabër ka lajmëruar menjëherë policinë.

Ndërkohë, vajza tjetër 40-vjeçare e të moshuarës po hetohet për fshehjen e kufomës, edhe pse ajo deklaroi se nëna e saj ishte rrëzuar duke goditur kokën mbi një muaj më parë dhe kishte vdekur.

Ajo po ashtu ka deklaruar para hetuesve se e ka mbajtur trupin e nënës në bagazh pasi nuk kishte para për ceremoninë e varrimit.

Por, autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së 77-vjeçares, pasi e bija i ka tërhequr dy muaj rresht pensionin, duke mos deklaruar të vdekur të ëmën.

Autopsia do të përcaktojë nëse e moshuara ka vdekur vërtet nga një aksident apo është vrarë.

Video