Dy tërmete të fuqishme brenda pak minutash trondisin Meksikën

8 September 2023, 20:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy tërmete të fuqishme brenda pak minutash trondisin Meksikën
Foto ilustruese

Meksika është tronditur nga dy tërmete të forta me epiqendër në rajonin e Jalisco-s.

Tërmetet kanë qenë me magnitudë 5.7 dhe 5.8 të shkallës Rihter dhe janë regjistruar me vetëm pak minuta distancë nga njëri-tjetri.

Në rrjetet sociale qytetarë të shumtë kanë postuar video të lëkundjeve, ndërsa shumë prej tyre kanë dalë në rrugë nga paniku.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme të shkaktuara apo persona të lënduar.

Dy tërmete të fuqishme brenda pak minutash trondisin Meksikën
Epiqendra e tërmetit

Video