Droni kamikaz rus ra 300 metra brenda territorit të Rumanisë, sipas gjeo-lokalizimit

5 September 2023, 21:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Droni kamikaz rus ra 300 metra brenda territorit të Rumanisë, sipas
Dron kamikaz "Shahed"

Një dron kamikaz i lëshuar nga ushtria ruse për të qëlluar objektivat në Ukrainë, ka përfunduar brenda kufirit të Rumanisë, një shtet anëtar i NATO-s, sipas gjeo-lokalizimeve të kryera nga vullnetarë në rrjetet sociale.

Droni model “Shahed” i prodhimit iranian e kaloi objektivin e tij dhe u rrëzua rreth 300 metra brenda territorit rumun, në një fushë matanë lumit Danub qw ndan dy vendet.

Droni kamikaz rus ra 300 metra brenda territorit të Rumanisë, sipas
Shpërtimi nga droni rus

Nga incidenti nuk pati persona të lënduar, megjithatë deri tani, Rusia nuk ka reaguar për incidentin, ndërsa Ministria Rumune e Mbrojtjes e mohoi që të kishte ndodhur ndonjë shpërthim brenda territorit të saj.

Droni kamikaz rus ra 300 metra brenda territorit të Rumanisë, sipas
Gjeolokalizimi i relievit

Ngjarja ndodhi vetëm një ditë përpara se kompania shtetërore rumune “Transgaz” të merrte në dorë operacionet e gazjellësit rus “Gazprom” në territorin e Moldavisë.

Droni kamikaz rus ra 300 metra brenda territorit të Rumanisë, sipas
Zona ku dyshohet se ra droni


Video