Shkëmbim zjarri dhe viktima gjatë ditëve të fundit në kufirin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, teksa tensionet janë rindezur sot ku është vënë re një prezencë e madhe ushtarake.
Ministria armene e Mbrojtjes tha se tre ushtarë u vranë më 1 shtator nga bombardimet intensive pranë kufirit me Azerbajxhanin në veriperëndim të rajonit separatist të Nagorno-Karabakut.
Ndërsa sot, dhjetra tanke model “T-72 Aslan” dhe disa helikopterë luftarakë të ushtrisë azere janë dislokuar pranë kufirit me Armeninë.
Azerët akuzojnë ushtrinë armene se ka thyer marrëveshjen e armëpushimit, duke hapur zjarr në fshatin Havush në eksklavën Nakhchivan.
“Është e pazakontë që forcat armene të synojnë postet ushtarake të Azerbajxhanit në Nakhchivan, kryesisht për shkak të avantazhit strategjik të pozicioneve të ngritura të Azerbajxhanit. Këto poste në lartësi i mundësojnë ushtrisë së Azerbajxhanit të targetojë lehtësisht ushtrinë armene”, raportojnë mediat azere.
1/ Thread of Azeri AFV’s sighted moving towards the border of Nagorno-Karabakh/Armenia.
— AFV Recognition (@AFVRec_) September 5, 2023
T-72’s, like the T-72 Aslan pic.twitter.com/z2Qfgz1ESl