Pasagjerin e kap diarreja, aeroplani bën ulje emergjente

5 September 2023, 15:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pasagjerin e kap diarreja, aeroplani bën ulje emergjente
Avioni kthehet në pisë, pasi pasagjerin e kap diarrea

Një aeroplan është detyruar të bëjë ulje emergjente, pasi një pasagjer është ndodhur në një situatë tepër të sikletshme.

Avioni i “Delta Airlines” nuk kishte shumë që ishte ngritur nga pista e aeroportit të Atlantës, me destinacion Barcelonën. Por është detyruar të marrë një kthesë 180 gradë për t’u rikthyer sërish në pistë.

Sipas medieve të huaja, shkak është bërë rasti ekstrem i diarresë së një pasagjeri. I gjendur në situatë të vështirë, ai është nisur drejt tualetit, por rrugës...nuk e ka mbajtur dot.

"Kjo është një çështje e rrezikut biologjik”, tha piloti teksa njoftoi rikthimin e avionit në pistë.

Një person reagoi në Tëitter/X duke thënë se ishte aroma më e keqe që mund të imagjinohej.

“Partneri im ishte në atë fluturim! Ishte shumë keq. Ishte penguar në korridor, kishte erë të tmerrshme”, thanë ata.


Video