Publikoi armët e sekuestruara në Veri të Kosovës, Sveçla kërcënohet nga ekstremistët serbë: Do të të likuidoj personalisht...(Foto)

5 September 2023, 17:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikoi armët e sekuestruara në Veri të Kosovës,
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla

Profili i organizatës “Severna Brigada”, (Brigada e Veriut) një grupim ekstremistësh në Veri të Kosovës, ka kërcënuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, si armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në komente në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Sipas medieve në Kosovë, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).

Sveçla tha sot se Policia e Kosovës zbuloi një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Ai ka bërë të ditur në një postim në Facebook se kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Publikoi armët e sekuestruara në Veri të Kosovës,
Kërcënimi ndaj Sveçlës në profilin e tij në Facebook

Video