Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të rrisë sërish tarifat për mallrat kineze duke i çuar në vlerën 145%, konfirmoi Shtëpia e Bardhë për “CNBC”.
Rritja vjen pas një urdhri të ri ekzekutiv nga Donald Trump që rriti tarifat nga 84% në 125%.
Një tarifë shtesë prej 20%, e lidhur me masat që synojnë importet e lidhura me fentanilin, e çon totalin në nivelin e tij aktual në 145%.
Ky veprim shënon një përshkallëzim tjetër në politikën tregtare të SHBA-së ndaj Kinës dhe vjen në një kohë kur Trump ka urdhëruar pezullimin me 90 ditë të tarifave për të gjitha vendet, me përjashtim të Kinës.