'Do shkosh në luftë'/ Këngëtarit rus i bie të fiktë në koncert, pasi mori telefonatën për të hyrë në ushtrinë ruse

8 November 2023, 11:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Do shkosh në luftë'/ Këngëtarit rus i bie të

Mëngjesin e 6 nëntorit, artisti 23-vjeçar rus Ivan Mineev i njohur si Xolidayboy mori një telefonatë nga zyra e regjistrimit ushtarak. Pak minuta pasi mori telefonatën për t'u bërë pjesë e ushtrisë ruse, këngëtarit i ka rënë të fiktë në skenë. 

Pas kontrollit, mjekët e diagnostikuan këngëtarin dhe tiktokerin rus me një çrregullim vegjetativ.  Tani ai ndodhet në spital në gjendje të moderuar. 

Performuesit i ra të fikët gjatë një shfaqjeje në Apricot Arena. Organizatorët dhe asistentët e çuan në prapaskenë, ku muzikantit iu dha ndihma e parë. Mineev u ankua për rëndim në gjoks dhe mungesë ajri, shkruajnë mediat e huaja. 

Më 9 nëntor, artisti ka planifikuar një koncert në Nizhny Novgorod, anulimi i të cilit ende nuk është njoftuar nga organizatorët. 


Video