Deputetja e Macronit, 2 mijë euro të brendshme në muaj me paratë e taksapaguesve

5 May 2022, 18:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetja e Macronit, 2 mijë euro të brendshme në muaj me
Coralie Dubost

Deputetja franceze Coralie Dubost, nënkryetare e partisë në pushtet “Demokracia Përpara!” (LREM) e presidentit Macron, dha dorëheqjen sepse të brendshmet e saj mëndafshi paguheshin nga xhepi i taksapaguesve francezë.

Pas auditimit të shpenzimeve të saj, rezultoi se Coralyn Deboust shpenzonte më shumë se 2000 euro në muaj për të brendshme dhe rroba, para të taksapaguesve francezë.

Dubost, 39 vjeç, e cila ishte zgjedhja personale e presidentit francez, u zgjodh deputete në Montpelie në vitin 2017.

Një vit më parë emri i saj pushtoi shtypin francez pasi u bë e ditur se lidhja e saj me ministrin e Shëndetësisë të Francës, Olivier Veran, kishte marrë fund.

Deputetja e Macronit, 2 mijë euro të brendshme në muaj me

Sipas një analize të shpenzimeve të saj, sipas një raporti të publikuar nga faqja kërkimore Mediapart, Dubost ka bërë blerje të brendshmesh deri në 2000 euro, veshje dhe udhëtime me shpenzimet prej rreth 5374 euro në muaj, të cilat i ka marrë si deputete, por që kanë qenë të destinuara vetëm me detyrat zyrtare të delegatëve në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Paga vjetore e eurodeputetëve francezë është rreth 86,000 euro – rreth 7,200 euro në muaj.

I njëjti raport zbuloi se, në vitin 2019, ish-deputetja e partisë në pushtet (LREM) filloi të merrte kredi për të financuar stilin e saj luksoz të jetesës.

Deputetja e Macronit, 2 mijë euro të brendshme në muaj me

Për të justifikuar zbulimet, Dubost mohoi çdo keqbërje, duke pretenduar se ajo ishte viktimë e sulmeve të padrejta që synonin të dëmtonin Macron në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Megjithatë, pas shpërthimit të skandalit, ish-deputetja njoftoi në Twitter se do të jepte dorëheqjen:

“Është koha që unë të tërhiqem nga politika dhe t’i përkushtohem familjes. Nuk do të jem kandidat për rizgjedhje. Ditët e fundit kam qenë shënjestër e sulmeve të padrejta, të cilat i bëjnë keq grupit tim politik”.



Video