Deputeti i Vuçiç thirrje për luftë: Serbia duhet të denazifikojë Ballkanin

31 July 2022, 21:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i Vuçiç thirrje për luftë: Serbia duhet të
Vladimir Gjukanoviç

Përfaqësuesi i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet nga Kuvendi Kombëtar i Serbisë, Vladimir Gjukanoviç, po shkakton një ortek komentesh pas një postimi në rrjetin social Twitter në të cilin shpalli “denazifikimin e Ballkanit”.

“Gjithçka më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të gaboja”.

Termi “denazifikim” u përdor nga Rusia si një nga pretekstet për pushtimin ushtarak të Ukrainës.

 

Dy orë pas këtij njoftimi dhe reagimeve të shumta, Gjukanoviç i SNS-së vazhdoi me ton edhe më të drejtpërdrejtë.

“Uaa, bota e dy botëve u mërzit kur shkruajta se Serbia do të duhet të iniciojë denazifikimin e Ballkanit. E kuptoj që, ata gjithmonë kanë përkrahur çdo armik serb, që nga ustashët, ballistët, haxhirët… Ishte fakt që ata ishin nazistë…”

“Në vend që të jenë të lumtur që Serbia ka kapacitetin t’i ndihmojë në denazifikimin, ata rebelohen kundër saj. Gjithsesi, denazifikimi është diçka që është e nevojshme dhe edukative dhe falë Zotit Serbia do t’i ndihmojë të gjithëve që ta dëbojnë nazizmin”, tha gjatë ditës deputeti serb.

Më pas ai ka reaguar ndaj reagimeve të vendeve të tjera të Ballkanit:

“Denazifikimi është procesi i zhdukjes së nazizmit si ideologji nga shoqëria. Serbët, si viktimat më të mëdha të nazizmit, ndryshe nga fqinjët tanë që i pritën nazistët si çlirimtarë, kanë kapacitetin për të ndihmuar këdo që dëshiron në denazifikimin. Mendoj se kjo është diçka normale”, shkruan ai, duke iu referuar kroatëve.

“Unë i kuptoj fqinjët tanë, sepse ata nuk mund të shpëtojnë nga fakti historik se ata ishin në anën e nazistëve. Prandaj procesi i denazifikimit është i dhimbshëm për ta. Serbia është gjithmonë këtu për të ndihmuar në këtë proces”.

Një nga ata që ka reaguar ndaj deklaratave të Gjukanoviçit është edhe opozitari Balsha Bozhoviç, i cili ka thënë se qytetarët e Serbisë janë për paqe.

“Hiqni sa më shpejt këtë regjim luftarak dhe siguroni paqen, prosperitetin ekonomik dhe të ardhmen evropiane të Serbisë. Kurrë më vëlla me vëlla, fqinj me fqinj! Regjimi i Vuçiçit duhet t’i dorëzohet historisë urgjentisht.”

Gjukanoviç iu përgjigj: “Pse Balsha është kundër zhdukjes së nazizmit? Pse është kundër denazifikimit? Jam i shokuar nëse Balsha mbështet ustashët, ballistët, haxhirët… nuk dua ta besoj këtë”.

Situata në Veri të Mitrovicës është tensionuar pasditen e së dielës një ditë para se në Kosovë do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato “RKS”, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë mbyllur pikat kufitare në Jarinje dhe Bernjak, për shkak të bllokimit të rrugëve dhe ka bërë thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare.


Video