Shkon në 15 numri i viktimave / Dalin pamjet e sulmit terrorist në SHBA, autori kaloi me makinë pranë policisë dhe... (VIDEO)

1 January 2025, 23:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkon në 15 numri i viktimave / Dalin pamjet e sulmit terrorist në
Momenti i sulmit në New Orleans, SHBA

Janë publikuar pamjet e rënda nga kamerat e sigurisë së masakrës me 15 viktima dhe 30 të plagosur në New Orleans të SHBA-së.

Autori, Shamsud Din Jabbar, shihet teksa kalon me makinën e bardhë model "Ford" pranë një makine policie të stacionuar në rrugën e populluar "Bourbon".

Ai merr menjëherë kthesën dhe përplas qytetarët që ishin duke festuar. Përdorimi i makinës elektrike duket se i ka dhënë mundësi që makina të marrë start dhe shpejtësi të menjëhershme, ndonëse sa kishte hyrë në kthesë.

Autori kishte në makinë një flamur të Shtetit Islamik. Ai ishte lindur dhe rritur në teksas dhe kishte kryer edhe shërbimin ushtarak në SHBA. Dyshohet se ai është radikalizuar kohët e fundit.


Video