Dalin pamje të reja nga sulmi iranian në aeroportin e Dubait

2 Mars 2026, 09:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një video e re ka kapur momentin e shpërthimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait mbrëmjen e së shtunës.

Pamjet tregojnë pasagjerë dhe punonjës që vrapojnë në panik drejt daljeve emergjente.

Dëgjohen shpërthime dhe aktivizohen alarmet e sigurisë.

Sulmi dyshohet se është pjesë e hakmarrjes së Iran pas përshkallëzimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael.


Autoritetet evakuuan menjëherë një pjesë të aeroportit, të gjitha fluturimet u pezulluan përkohësisht.

Forcat e sigurisë u vendosën në gatishmëri të lartë, situata po monitorohet nga afër nga autoritetet vendore.

Dubai mbetet një nga qendrat kryesore të tregtisë dhe turizmit në rajon.


Video