Britania e Madhe mori vendimin historik për të njohur shtetin palestinez, duke u bashkuar me aleatët e saj.
Sekretarja e Jashtme, Yvette Cooper, nga New Yorku, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, tha se ky hap synon të mbajë gjallë shpresën për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve.
Ajo kërkoi nga Izraeli që të mos aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor në shenjë hakmarrjeje.
“Ky është një hap historik, që po e ndërmarrim së bashku me aleatët tanë për të njohur Shtetin e Palestinës, për të mbajtur gjallë shpresën e zgjidhjes me dy shtete, që është e vetmja rrugë për paqe dhe siguri në rajon”, tha sekretarja e jashtme britanike, Yvette Cooper.
Sekretarja britanike theksoi se Hamasi mbetet një organizatë terroriste dhe nuk mund të ketë rol në të ardhmen e Palestinës.
“Hamasi është një organizatë terroriste barbare, që kryen mizori dhe duhet të lirojë menjëherë pengjet. Ky vendim është për zgjidhjen me dy shtete dhe kundër asaj që kërkon Hamasi.”
Përveç Britanisë, Palestina u njoh gjithashtu nga Kanadaja, Australia dhe Portugalia, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e dënoi ashpër vendimin.