
Ndërsa BE njoftoi se paketa me 19 sanksionet ndaj Rusisë do të jetë gati dhe në veprim së shpejti, ka ardhur edhe reagimi i Kremlinit.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, deklaroi se “NATO është de facto e përfshirë” në konfliktin ruso-ukrainas, për shkak të mbështetjes së vendeve perëndimore për Ukrainën”, raportoi TASS.
“NATO është në luftë me Rusinë. Kjo është e qartë dhe nuk kërkon prova të mëtejshme”, tha Peskov më tej.
Komisioni Evropian deklaroi se po “punon” për paketën e nëntëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë, e cila do të mbërrijë “së shpejti”.
Kështu tha zëdhënësi Olof Gill gjatë një konference për shtyp në Bruksel.
Nga ana tjetër Kremlini konfirmoi se negociatat me Ukrainën nuk po ecin.
“Nuk ka pasur ende përparim” në samitin e mundshëm trepalësh midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga RIA Novosti .
“Rusia mbetet e hapur dhe e gatshme për dialog”, u tha Peskov gazetarëve.
Gjithashtu pati edhe një qëndrim për sekuestrimin e aseteve ruse nga perëndimi.
“Përveç faktit se kjo do të dëmtojë ndjeshëm besimin në sistemin financiar perëndimor, sigurisht që do të jetë edhe një argument për Rusinë për të mbrojtur të drejtat e saj mbi pronën e saj në terma ligjorë”, tha Peskov, sipas “Interfax”.