“Babai yt më vrau vëllanë!”/ Vajza sekrete e Putinit ndalohet nga gazetari ukrainas në mes Parisit, çfarë ndodhi (VIDEO)

4 Dhjetor 2025, 18:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luiza Rozova

Luiza Rozova, që dyshohet të jetë vajza jashtë martesës zyrtare e presidentit rus Vladimir Putin, u sulmua nga një gazetar ukrainas në Paris, aty ku jeton 22-vjeçarja.

Siç shkruan New York Post, Rozova u ndal në rrugët e Parisit, nga gazetari Dmytro Sviatnenko, vëllai i të cilit u vra në një sulm ajror rus.

22-vjeçarja u filmua nga ai, duke thënë se i vinte “shumë keq” për luftën, por theksoi se nuk kishte fuqinë për ta ndalur.

“Fatkeqësisht, unë nuk jam përgjegjëse për këtë situatë”, u shpreh Rozova, e cila mbante një maskë në fytyrë dhe shoqërohej nga një truprojë.

Gazetari ukrainas iu drejtua vajzës së Putinit me fjalët ”tri javë më parë, babai yt vrau vëllain tim”, dhe e pyeti nëse ajo e mbështet luftën e Putinit.

Rozova u përgjigj: “Çfarë lidhje ka kjo me mua?”, ndërsa Sviatnenko i tha: “Ai është babai yt. Të paktën mund ta telefonoje dhe t’i thoshe: ‘Baba, ndalo bombardimet mbi Kievin.’”

Rozova, e cila sipas mediave është fëmija i marrëdhënies së Putinit me ish-të dashurën e tij Svetlana Krivonogikh, multimilionere e njohur në Rusi, kërkoi të mos filmohej gjatë përballjes me reporterin e TSN-së.

Ky episod ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke shtuar debatet mbi jetën private të Putinit, por dhe ndikimin e luftës në Ukrainë.

Por kush është Luiza Rozova?

Artistja 22-vjeçare lindi në vitin 2003 pas një afere të dyshuar midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlanës, e cila ishte kujdestarja e shtëpisë së presidentit rus në atë kohë.

“Babai yt më vrau vëllanë!”/ Vajza sekrete e Putinit

Zbulimi u bë për herë të parë pas një hetimi të vitit 2020 nga media ruse Proekt, e cila vuri në dukje ngjashmërinë fenomenale të saj me Putinin. Presidenti rus nuk përmendet në certifikatën e lindjes së Ekaterina-s, e cila shkruan "Vladimirova", që përkthehet "vajza e Vladimirit".

Në vitin 2021, udhëheqësi i vrarë i opozitës ruse, Alexei Navalny, zbuloi Instagramin e 22-vjeçares, i cili, sipas tij, përshkruante jetën e saj luksoze dhe pasurinë e familjes së saj, të cilën shumë ia atribuojnë marrëdhënies së saj me presidentin rus.


Video