Arrihet marrëveshja Moskë-Kiev-OKB: Koordinim për eksportet e grurit nga Stambolli

14 July 2022, 07:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrihet marrëveshja Moskë-Kiev-OKB: Koordinim për eksportet e

Rusia dhe Ukraina bien dakord: një qendër koordinimi për eksportin e grurit nga Ukraina do të formohet në Stamboll.

Kështu deklaroi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke folur për takimin e zhvilluar ndërmjet delegacioneve ushtarake nga Kievi, Moska, Ankaraja dhe përfaqësuesit e OKB-së.

“Në javët e ardhshme, delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të takohen sërish në Turqi, do të shqyrtohen të gjitha detajet dhe do të nënshkruhet puna e bërë”, tha Akar.

Ndërkohë, Koreja e Veriut ka njohur zyrtarisht pavarësinë e dy "republikave popullore" separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore, atyre të Donetskut dhe Luhanskut, duke u bërë vendi i tretë në botë që e bën këtë pas Rusisë dhe Sirisë.


Video