Arrestohet teksa ecte i qetë në qytet, shqiptari 26-vjeçar kërkohej nga policia italiane që prej 2014

18 October 2022, 22:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet teksa ecte i qetë në qytet, shqiptari 26-vjeçar
Ilustrim

Policia italiane ka shoqëruar një shqiptar 26-vjeçar banues në Gallarate, pasi për këtë të fundit ka pasur një urdhër arresti nga Prokuroria Publike e Milanos. Shqiptari mësohet se është dënuar me dy vite e gjashtë muaj burg për dëmtime pronash dhe vjedhje të kryera në komunën e Vanzagos në vitin 2014.

Sipas informacioneve, shqiptari u arrestua në mbrëmjen e 16 Tetorit, në kohën kur policia në Gallarate gjatë një kontrolli të zakonshëm ka rënë në gjurmët e dy djemve të rinj, të cilët po ecnin në një rrugë pa njerëz, larg zonës së frekuentuar zakonisht për “jetë nate”.

Pas identifikimit të dy të rinjve ata konstatuan se 26-vjeçari nga Shqipëria ishte në kërkim që prej Prillit të kaluar. Për të ishte lëshuar nga Prokuroria Publike e Gjykatës së Milanos një urdhër ekzekutimi, sipas të cilit shqiptari duhet të ishte në burg duke vuajtur dënimin prej 2 vitesh e gjashtë muaj heqje lire


Video