Lizz Truss parashikohet të largohet brenda javës, kush janë kandidatët që mund ta zëvendësojnë

18 October 2022, 19:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lizz Truss parashikohet të largohet brenda javës, kush janë
Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lizz Truss

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lizz Truss mund të largohet këtë javë, shkruan media britanike “The Mirror”.

Në artikull shkruhet se konservatorët po komplotojnë hapur për të larguar kryeministren e vendit, pas vetëm gjashtë javësh në drejtim të vendit.

Katër ditë më parë Liz Truss shkarkoi ministrin e Financave. Sipas medies britanike besimi politik i qytetarëve ndaj Truss ka rënë ndjeshëm. “The Mirror” ka zbuluar dhe listën e kandidatëve të mundshëm për vendin e kryeministres Truss.

Ben Wallace, Sekretari i Mbrojtjes është i popullarizuar me deputetët dhe bazën e partisë, duke kryesuar mes kandidatëve për të marrë drejtimin e qeverisë.

Rishi Sunak, Ish-kancelari mbeti pas Truss në balotazhin e garës për lidershipin konservator, por ai mund ta gjejë veten në një pozicion të favorshëm pas dështimeve të pësuara nga ish-rivalja e tij.

Boris Johnson, Ish-kryeministri i rrënuar nga skandali u rrëzua nga deputetët e tij në fillim të këtij viti, por ai mbetet një re e errët e varur mbi kryesinë e Liz Truss.

James Cleverly, besniku i Boris Johnson dhe Liz Truss, 53 vjeç, është ngritur në parti që kur u zgjodh deputet në 2015.

Penny Mordaunt, udhëheqësja e Commons kaloi në treshen e fundit të garës për udhëheqje konservatore, ku fitoi mbështetjen e 105 deputetëve.


Video