Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu, policia greke angazhon ekipe të posaçme. Mediat: Qytetarët i kanë parë në Perëndim të Atikës

5 January 2025, 12:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu, policia greke angazhon ekipe të
Romeo Qosja dhe Lefter Toçi

Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, të dy 41 vjeç, kanë alarmuar autoritetet greke prej ditëve të para të 2025.

Ata mbaheshin në Burgjet Bujqësore të Kassavetias, prej ku edhe u arratisën mbrëmjen e së enjtes (2 janar 2025).

Sipas informacioneve, policia greke (EL.AS) po heton edhe në Perëndim të Atikës për kapjen e tyre, madje ka raportime nga qytetarët se i kanë parë ata.

Operacioni për gjetjen e tyre po realizohet nga ekipe të posaçme të policisë. Siç raportojnë të njëjtat burime, dy të arratisurit mund të jenë të armatosur dhe besohet se janë bashkë.

Dy shqiptarët janë dënuar me shumë vite burg për një sërë grabitjesh, zjarrvëniesh dhe anëtarësim në një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vrasjeve.

Të dy të burgosurit, të dy 41 vjeç, mbaheshin që nga viti 2019 në Burgjet Bujqësore, në një zonë pa gardh sigurie, për shkak të sjelljes së mirë, ndërsa dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.

Të arratisurit kishin marrë pesë ditë leje në vitin 2024 dhe duket se e shfrytëzuan kthimin e tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen.

Zhdukja e tyre, e cila u konstatua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të policisë, pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm për shkak të të kaluarës së tyre të rëndë kriminale, ndërkohë që kërkimet për gjetjen e tyre janë në zhvillim e sipër.


Video