Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Dragash-Zhur, në Kosovë.
Sipas raportimeve nga mediat dhe policia, nga aksidenti ka humbur jetën një grua 42-vjeçe dhe vajza e saj 3-vjeçe.
“Bazuar në informacionet e para ne ketë aksident janë te përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës se spitalit rajonale ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kana konstatuar Emergjenca e QKUK-ës ne Prishtinë, pasi qe personi për shkak te lëndimeve është dërgua ne Prishtinë”, njoftojnë autoritet në Kosovë.
Hetimet vijojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit të rëndë.