Abazoviç uron Gjeloshajn për fitoren në Tuz

6 March 2023, 22:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Abazoviç uron Gjeloshajn për fitoren në Tuz
Dritan Abazoviç

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka uruar Nik Gjeloshajn për fitimin e zgjedhjeve në Komunën e Tuzit.

Abazoviç u shpreh se Gjeloshaj do të jetë edhe më i suksseshëm në punën e tij në mandatin e ardhshëm, shkruan RTCG.

“Një politikë e dedikuar për të mirën e të gjithë qytetarëve duhej të rezultonte me rezultat pozitiv. Jam i bindur se kolegu im Nik Gjeloshaj do të jetë edhe më i suksesshëm në punën e tij në mandatin e ardhshëm. Mezi pres projekte të reja në Komunën e Tuzit”, tha ai.

Nik Gjeloshaj dhe “Forumi Shqiptar” regjistruan një fitore absolute në komunën e Tuzit në Malin e Zi. Gjeloshaj dhe koalicioni i tij morën në total 18 mandate, ndërsa pas tyre vjen koalicioni DPS, me 12 mandate.

Mbrëmjen e djeshme në Tuz, shqiptarët kanë shpërthyer në festë me ngjyrat “kuqezi


Video