Atentat çiftit të mjekëve në Itali, doktoresha 67 vjeçare vritet tek dera e shtëpisë, plagoset burri

18 November 2023, 12:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Atentat çiftit të mjekëve në Itali, doktoresha 67

Një doktoreshë është ekzekutuar në një atentat të ndodhur në Reggio Calabria të Italisë ndërsa ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj, po mjek.

Doktoresha 67 vjeçare, Francesca Romeo po hynte në shtëpi me së bashku me bashkëshortin e tij kur 2 persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar drejt makinës.

Policia e Reggio Calabria ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e këtij krimi, ndërkohë që ka nisur hetim nga prokuroria e Palmës.

Një nga pistat e hetimit është dhe lidhja me krimin e organizuar.


Video